Fifi merr propozim për martesë nga Adisi
Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, ka marr propozim për martesë nga partneri i saj, Adis Patushi.
Teksa ka interpretuar para publikut një këngë festive të fundvitit e veshur me një fustan të bardhë, në ‘Dancing With The Stars’, në atë moment një befasi e madhe e priste këngëtaren.
Partneri i saj, u afrua në skenë dhe u ul në gjunjë me unazën në duar, duke i propozuar martesë.
Pa asnjë mëdyshje, Fifi i tha “Po” këtij propozimi, duke pranuar të martohet.
Fifi dhe Adisi janë prindër të një djali, të quajtur Theo Mal.
View this post on Instagram