Fifi paralajmëron projektin e ri
Veç angazhimit në koncerte të shumta gjatë verës, këngëtarja e njohur Filloreta Raçi-Fifi po punon edhe për projekte të reja.
Kur jemi te kjo e fundit, Fifi duket se tashmë ka finalizuar projektin e ri, i cili do publikohet së shpejti, shkruan rtv21.tv
Kështu ka bërë të ditur vet Fifi përmes një fotosesioni të ri që e ka publikuar në Instagram.
Fifi njoftoi se kënga e re pritet të lansohet së shpejti dhe është një bashkëpunim, por nuk ka zbuluar emrin e artistit që ka punuar në këtë duet.
“365 po vjen, Fifi ft?”, ka shkruar Fifi poshtë fotografive të publikuara në Instagram.
View this post on Instagram
Bashkëpunimi me reperin Gjiko “Djegi krejt” mbetet projekti i fundit i Fifit. “Djegi krejt” u publikua këtë muaj dhe deri më tani ka mbledhur mbi mbi katër milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube./21Media