Tri viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi se në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur 3 persona.
Nga 3474 testime, 1666 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 1391 të shëruar.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 634.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 306.789 raste, prej tyre 293.988 janë shëruar, 9.269 janë aktive./21Media

Back to top button