Fifi publikon video duke qarë, por kujt ia dedikoi mbishkrimin?
Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin skenik, Fifi, është bërë emër i përfolur në mediat rozë, për thumbat që hedh herë pas here për ish të dashurin e saj.
Kësaj radhe, ajo ka publikuar një video ku shihet e përlotur, nën tingujt e këngës “Jetike” të Semi Jaupaj.
“.. bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike 🥲 @semijaupaj. Tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt. Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi“, ka shkruar Fifi në Instagram.
Ditë më parë u bë i ditur lajmi, se ish i dashuri i saj, Xhuljano është fejuar dhe se është në pritje të një fëmije./21Media
View this post on Instagram
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?