Fifi tregon sa është paguar në fillimet e karrierës

Filloreta Raçi -Fifi tani është një nga këngëtaret më të njohura të skenës muzikore, por fillimet nuk kanë qenë të lehta dhe fitimprurëse për të.
Këngëtarja 27-vjeçare nuk ka hezituar të tregojë për ndjekësit e saj në “Instagram” se sa është paguar në fillimet e karrierës, shkruan rtv21.tv.
“16 vjeç dhe kam kënduar te ‘Kafet e Vogla’ në Prishtinë. Herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e bukura është që ka pasur raste, kam marrë 10 euro për performancë e më së shumti 35 euro në atë kohë! Dhe njehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, ka qenë përgjigja e këngëtares.

“Fiksim” është projekti i fundit muzikor nga Fifi në bashkëpunim me këngëtarin Bruno./21Media
 

Back to top button