Fifi u bë nënë për herë të parë, ajo tregon emrin e bebit

Këngtarja Fifi solli në jetë djalin e saj sot më 25 prill 2023. Ajo njoftoi përmes rrjeteve sociale se u bë nënë deri sa bëri të ditur edhe emrin e të birit, Theo Mal Patushi.

“Evladi- Theo Mal Patushi”- është postimi që ajo publikoi sot në Instagram.

Artistja shtatzaninë e saj e zbuloi në muajin dhjetor të vitit të kaluar, derisa n ë rrjetet sociale herë pas here publikonte imazhe dhe tregonte se me padurim po e priste bebin e saj që është fryt i dashurisë me Adis Patushin.

Ndërkohë këngëtarja  edhe gjatë muajve të shtatzanisë ishte aktive me këngë të reja derisa ka paralajmëruar publikimin e videoklipit të nëntë të  e albumit “Vëmendje”./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Back to top button