Aprovohet buxheti komunal mbi 700 milionë euro për vitin 2024

Komisioni i Granteve ka mbajtur sot një mbledhje, nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, ku është diskutuar dhe aprovuar financimi komunal për vitin 2024-2026.

Buxheti komunal për vitin 2024 kap vlerën prej 742.02 milionë euro. Sipas ZKM-së, ky buxhet paraqet një rritje prej 82.51 milionë euro krahasuar me buxhetin komunal të vitit 2023.

“Granti i Përgjithshëm për vitin 2024 kap shumën prej 284.68 milionë euro, e që paraqet vlerën më të madhe ndonjëherë për këtë grant. Kjo vlerë rekord e Grantit të Përgjithshëm vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së të hyrave në Buxhetin e Shtetit. Rritje ka edhe në Grantin specifik për Shëndetësi dhe Grantin specifik për Arsim. Granti për Shëndetësi për vitin 2024 ka rritje prej 16% krahasuar me vitin 2023, apo 11.5 milionë euro, ndërsa Granti për Arsim është rritur për 18.5%, apo 37 milionë euro. Komisioni i Granteve ka miratuar buxhetin me rritje edhe për Grantin e Kryeqytetin me afro 12% krahasuar me vitin 2023, si dhe Financimin për teatrot me rritje prej 80% apo 720 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Back to top button