“Filarmonia e Vjenës ka trefish më shumë buxhet se sa Komuna e Prishtinës”

Kurti premtoi se do të përkushtohen që të rregullojnë sistemin shëndetësor

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës Albin Kurti, bashkë me struktura udhëheqëse të kësaj partie vizituan QKMF-në në ‘lagjen e Muhaxherëve’.

I pyetur për mungesën e barnave në Qendrat e Mjekësisë Familjare, Kurti tha se problemi qëndron në buxhetin e vogël që Komuna e Prishtinës ka. Ai madje tha se Filarmonia e Vjenës ka trefish më shumë buxhet se sa Komuna e Prishtinës.

“Është evidente që buxheti i komunës së Prishtinës është në shpërputhje me nevojat e qytetarëve dhe ai buxhet do të duhet të ishte shumë më i madh dhe me qeverinë e Vetëvendosjes ne natyrisht nuk do të mund ta trajtojmë kryeqytetin e Kosovës sikur se edhe një komunë të vogël edhe sa i përket pagave por edhe sa i përket  idesë së projektimit të buxhetit në këtë aspekt komuna e Prishtinës duhet të ketë buxhet më të madh nëse nuk jam gabim vetëm teatri i operës në Vjenë ka buxhet më të madh se buxheti i tërë i komunës së Prishtinës, këtu duhet të shtohet stafi mjekësor”, ka deklaruar Kurti.

Në fjalën e tij, Kurti përveç fjalëve të mira që pati për punën që është bërë në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare, premtoi se do të përkushtohen që të rregullojnë sistemin shëndetësor.

Back to top button