Dita ndërkombëtare e personave me multipleks sklerozë
Nga organizata theksojnë se po rritet numri i të sëmurëve nga Multipleks skleroza
Dega e Multipleks Skleroza e cila është pjesë nga Shoqata e personave me invaliditet trupor “Mobiliteti Shkup” sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të personave të sëmurë nga multipleks skleroza.
Në takimin, siç theksojnë organizatorët, do të informohet opinioni për problemet me të cilat ballafaqohen personat me këtë sëmundje. Do të dërgohet apel deri te organet kompetente të cilët e trajtojnë këtë problematikë të bëjnë përpjekje me qëllim që të njihen me nevojat e pacientëve të sëmurë nga multipleks skleroza.
Nga organizata theksojnë se po rritet numri i të sëmurëve nga Multipleks skleroza dhe se nevojitet qasje e terapisë adekuate, sepse bëhet fjalë për popullatë të re./21Media