Filipçe merr pakon e dytë me vaksina nga Serbia

 

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka marrë donacionin me dozën e dytë të vaksinave “Fajzer” nga Serbia në pikën kufitare në Tabanoc. Pakon prej 4.680 vaksina ministrit të Shëndetësisë ia dorëzoi ministri i Shëndetësisë në Serbi Zlatibor Llonçar.

Ministri i Serbisë tha se qëllimi është tu ndihmohet fqinjëve dhe qytetarëve për tu vaksinuar kundër Covid 19.

Ndërsa ministri Filipçe tha se vaksinimi po vijon në mënyrë të suksesshme. Ai iu falënderua shtetit serb për vaksinat e dhuruara.

Maqedonia e Veriut gjithashtu është në pritje të 200 mijë vaksinave tjera nga kompania kineze “Sinofarm”. Sipas planit operativ të Ministrisë së Shëndetësisë, pritet që çdo ditë të vaksinohen 2.500 qytetarë. Ndërkohë po bëhen marrëveshje edhe për sigurimin e vaksinës ruse “Sputnik V”./21Media

Back to top button