Policia arrestoi 12 persona nga aksioni i sotëm

 

Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës janë arrestuar 12 persona.  Prokurori i Shtetit,Aleksandër Lumezi në një konferencë për media tregoi se 10 prej të arrestuarëve janë persona zyrtarë kurse, 2 qytetarë të Kosovës.

Gjatë këtij aksioni janë konfiskuara 400 mijë euro, vetura, kompjuterë, dhe telefona.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës është zhvilluar në komunën e Istogut, Gjilanit, Lipjanit dhe Pejës, si dhe pritet të vazhdojë edhe ditët në vijimë.

Lumezi ka thënë se nga muaji janar kanë filluar grumbullimi i informacioneve dhe provave tjera të nevojshme për këtë aksion . Ai ka thënë se pas ndërmarrjes së masave të fshehta të vëzhgimit është dërguar urdhri për bastisje të disa objekteve. Sipas Lumezit, dyshohet se të arrestuarit kanë perfituar mejte financare duke keqpërodur pozitat zyratare./21Media 

Back to top button