Filipçe: Në vjeshtë mendojmë për masa për të pa vaksinuarit

92 persona apo 0.02% e të vaksinuarve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Përqindja e qytetarëve që janë infektuar edhe pasi kanë marrë dy doza të vaksinës anti-Covid është shumë e ulët, vlerëson ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe, duke shtuar se imunizimi me vaksina është e vetmja armë kundër pandemisë.
“Sa i përket të sëmurëve, kemi 92 pacientë të infektuar nga gjithsej 330 mijë të cilët janë rivaksinuar. Kjo nënkupton se përqindja e të infektuarve të rivaksinuar është shumë e ulët, diku 0.02 %, e cila është edhe një dëshmi se sa është e dobishme vaksina dhe apeloj që të gjithë qytetarët të jenë të vetëdijshëm se kjo është forma e vetme për ta ndryshuar pasqyrën e pandemisë”.
Procesi i vaksinimit nga muaji gusht do të zhvillohet vetëm nëpër shtëpitë e shëndetit, sallat e mëdha si Boris Trajkovski në Shkup do të mbyllen. Të vetmet salla që do të ngelin të qasshme për vaksinim do të jenë ajo në Tetovë edhe në Strumicë.
“Mirë po menaxhohet procesi total nëpër pikat e vaksinimit nëpër shtëpitë e shëndetit, nuk ka nevojë më të ketë hapësira aq të mëdha, të punësuarit do të kthehen nëpër vendet e punës. Prisnim të kalonte, ta quaj vala masovike e qytetarëve për rivaksinim, sepse aty ishin vaksinuar dhe duhej që në të njëjtin vend të rivaksinohen, që të mos krijohet tollovi, megjithatë të gjithë pacientët e turit së fundit dhe vaksinimi i pacientëve pa termine po realizohet nëpër shtëpitë e shëndetit”, deklaroi Filipçe.
Autoritetet shëndetësore ndërkaq po shqyrtojnë nëse duhet të vendosin kufizime ndaj të pa vaksinuarve në vjeshtë, kjo do të ndodh nëse vlerësohet se rreziku i të pavaksinuarve për popullatën e përgjithshme është i lartë, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Po vijon edhe imunizimi i adoleshentëve, deri tani vaksina kanë marrë 630 prej tyre.
Në pjesën lindore të shtetit, Filipçe tha se ekziston përfshirje e vogël e vaksinimit për shkak të interesimit të ulët, ndërsa interesim më të lartë ka në Ohër dhe Manastir./TV21

Back to top button