Interi i interesuar në Sidiben

 
Kampioni i Serie A po synon ta transferojë mbrojtësin francez për sezonin 2021/22.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i Monacos Djibril Sidibe është nën radarin e krerëve të Interit, raporton “Foot Mercato”.
Kampioni italian e sheh 28-vjeçarin si zëvendësues potencial për Achraf Hakimin, i cili u transferua drejt Paris Saint-Germain këtë afat kalimtar veror të transferimeve.
Interi mund të arrijë marrëveshje me Sidiben gjatë javëve në vazhdim vetëm nëse i paguan dëmshpërblimin prej shtatë milionë eurosh skuadrës së Monacos.
Sezonin e kaluar, Sidibe ka regjistruar dy asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Monacos.

Back to top button