Filipçe: Personat që vaksinohen nuk ka nevojë të shpërblehen

 

Interesimi për vaksinim është i mirë, andaj nuk ka nevojë që qytetarët që do të vaksinohen kundër COVID-19 të shpërblehen, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.

“Mendoj se nuk ka nevojë për asnjë formë të shpërblimit. Me të vërtetë, deri më tani ka interesim të mirë. Një pjesë e fushatës ka filluar, një pjesë do të vazhdojë nëpërmjet Qeverisë dhe ministrive”, tha Filipçe.

Shtoi, se një pjesë e fushatës për ngritjen e vetëdijes për t’u vaksinuar tashmë ka filluar në bashkëpunim me UNICEF-in, fushata tjetër pritet të fillojë periudhës që vijon./TV21

Back to top button