Filipinasja 103 vjeçare e cila bën tatuazhe

 
Kjo grua është 103 vjeçe. Diçka që e veçon këtë grua veç moshës së saj është se ajo mban gjallë një traditë të lashtë filipinase. Kjo traditë është bërja e tatuazheve. Ajo tatuazhet i bën me anë të gjembave e qymyrit.
Kjo grua e cila quhet Whang-Od Oggay, me tatuazhe merret që 80 vite, ndërkaq tatuazhet që bën ajo kanë traditë 1000 vjeçare.
103 vjeçarja Oggay është “mambabatok” e fundit që vazhdoi këtë traditë. Me këtë emër quhen artistët tradicional të tatuazheve të grupit etnik Kalinga, që jetojnë në provincën Kalinga në Filipine.
Kur filloi kjo traditë, tatuazhe u bëheshin vetëm luftëtarëve vendas të quajtur Butbut, të cilët kishin vrarë dike në betejë. E sot, tatuazhe të tilla mund të bëjë kushdo.
Çdo vit, numër i madh turistësh mbushin këtë rajon, dhe shkojnë tek Oggay që të bëjnë edhe tatuazhe.
Tatuazhet që bën Whang-Od Oggay kanë disaje të ndryshme. Edhe Whang-Od është e mbuluar me tatuazhe.
Kjo artiste nuk u martua kurrë. Ajo humbi të dashurin gjatë okupimit të Japonisë dhe prej atëherë ka qëndruar vetëm. Pasi që nuk ka fëmijë, këtë traditë ia mësoi mbesës së saj, Grace Palicas.
Whang-Od beson se këtë traditë mund t’ia kalojë vetëm personave që kanë gjakun e saj, sepse nëse bën të kundërtën, atëherë tatuazhet mund të jenë infektuese.
Vendi ku jeton Whang-Od, fshati Buskalan është larg. Ai është 15 orë rrugë nga Manila, ndërkaq nga rruga më e afërt me baltë, deri te ajo mbetet një km e gjysmë, dhe kjo arrihet vetëm me ‘hiking’.
Megjithatë përkundër largësisë, numër i madh turistësh shkojnë atje çdo vit për të bërë tatuazhe.
Dhe duket se tradita e bërjes së tatuazheve me anë të gjembit dhe thëngjillit do të vazhdojë në këtë rajon malor. Mbesa e Wang-Od tashmë ka marrë pjesë në disa festivale të tatuazheve rreth vendit, dhe beson se do këtë traditë do t’ia lë edhe gjeneratave të tjera./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=931DsHCjWQE

Back to top button