Fillimi i vitit shkollor më 1 shtator, flet ministrja Nagavci

Ende nuk dihet përfundimisht nëse viti i ri shkollor do të filloj më 1 shtator apo do të shtyhet.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se së shpejti kjo çështje do të diskutohet në mbledhje të Qeverisë.
Ajo tha se do të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet ditët në vijim, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë, pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19. Natyrisht, ne do të respektojmë rekomandimet e institucioneve kompetente”, deklaroi Nagavci.
Shifrat me raste pozitive dhe të vdekjes nga COVID-19 ditëve të fundit u rritën, ndërkohë, ekzekutivi kosovar pritet që të ndërmarrë masa të reja për parandalimin e pandemisë së COVID-19./kallxo.com

Back to top button