Filloi asfaltimin i rrugëve në Turjakë

 
Sot në fshatin Turjakë të Komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i disa rrugëve brenda lagjeve. Rregullimi dhe asfaltimi i këtyre rrugëve, bëhet në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës.
Asfaltimin e këtyre rrugëve e kanë parë nga afër, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit, Haxhi Kastrati dhe qytetarë të tjerë.
“Ju banorë të Turjakës, ti gëzoni këto rrugë, ndërsa ne si komunë do të vazhdojmë me realizimin e kërkesave të qytetarëve, në të gjitha fshatrat, me investime në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, përfshi edhe rrugët”, ka thënë nënkryetari Berisha.
Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se në Turjakë janë të planifikuara nëntë rrugica apo rreth 1300 metra rrugë, të cilat do të asfaltohen dhe këto mundësohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.
Nga ana tjetër, kryetari i fshatit Turjakë, Haxhi Kastrati, në emër të fshatit, e ka falënderuar komunën për rregullimin dhe asfaltimin e këtyre rrugëve në fshatin e tyre./21Media

Back to top button