Traileri i filmit islandez “Lamb”

 
“Lamb” titullohet filmi i ri islandez, i cili paraqet një ngjarje të mbinatyrshme.
Në këtë film me role paraqiten Noomi Rapace, Hilmir Snær Guðnason, Björn Hlynur Haraldsson dhe Ingvar Sigurðsson.
Ngjarja në të është interesante, e bazuar në gojëdhëna në Islandë. Një çift fermerësh nuk ka fëmijë, por një ditë u ndodh diçka e çuditshme. Në hangarin e tyre gjejnë një krijesë gjysmë qengj e gjysmë njeri. Kështu, për shkak të tij, ata shpejtë përballen me pasoja.
Filmi “Lamb” u debutua në fesitvalin e fundit të filmit në Kanë të Francës. Kritikët thonë se ngjarja në të përshkruhet shumë thjeshtë, dhe kjo mund të dëmtojë filmin. Por në anën tjetër, ata që kanë analizuar filmin, e kanë vlerësuar si hipnotizues, të çuditshëm dhe origjinal.
Regjinë e tij e ka bërë Valdimar Johannsson, i cili me këtë film njëherësh bëri debutimin si regjisor. Ai po ashtu bëri skenarin e “Lamb”, bashkë me poetin islandez Sjón.
Në qershor të vitit të kaluar, u bë e ditur se Lamb ishte shitur nëpër Evropë. Të drejtën për distribuim të këtij filmi e ka kërkuar kompania amerikane A24 për distribuim të tij në Amerikën Veriore.
Filmi “Lamb” në kinema do të shfaqet nga data 8 tetor 2021./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=fYumPKJpCdI
https://www.youtube.com/watch?v=GOQ8QWk1icc

Back to top button