Filloi finalja e “Kënga Magjike 2021”

 

Ka filluar nata finale e ‘’Këngës Magjike 2021’’ cila po transmetohet në ekranin e RTV21.

Emocione, këngë të bukura dhe atmosferë të jashtëzakonshme pritet të mbizotëroj në skenën magjike të festivalit.

Dy net rresht më 26 dhe 27, u mbajtën netët gjysmëfinale të festivalit, të cilat sollën artistë të ndryshëm përfshirë edhe disa ndërkombëtarë.

Së bashku me Ardit Gjebrean, këtë vit festivali do të prezantohet nga artistja Marsela Çibukaj. Këtë vit, pjesë e jurisë janë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Vitin e kaluar festivali nuk ishte mbajtur për shkak të gjendjes me COVID-19./21Media

 

Back to top button