​Kuvendi të enjten diskuton punën dyvjeçare të qeverisë

(Lajm i përditsuar)

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare të enjten, ku do të diskutohet për dy vitet e Qeverisë Kurti.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se do të propozojnë një rezolutë me disa pika ndaj ekzekutivit për vendimmarrje më të madhe për t’iu ndihmuar qytetarëve.

Ai adresoi një sërë kritikash ndaj pushtetit, duke e quajtur si të dështuar.

Filloi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Në rend të ditës për shqyrim janë një sërë pikash, në mesin e tyre disa projektligje dhe interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Kryesia do të shqyrtojë disa pika të mbetura nga seancat e kaluara.

Back to top button