Filloi miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë

 
Ka filluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Jordanisë.
Për “Dardanët” kjo sfidë vjen si përgatitje para ballafaqimit me Greqinë që është ndeshja e fundit e kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Trajneri slloven Grimozh Glia do ta drejtojë Kosovën në këto dy ndeshje dhe para kësaj sfide ai deklaroi se luan vetëm për fitore.
Kosova starton në këtë ndeshje me skemën 3-4-3, ku faza ofanzive udhëhiqet nga treshja Rashica-Halimi-Muriqi.

Back to top button