122 familje të Bubqit me shtëpi të reja dy vjet pas tërmetit, por s’kanë vend për bagëtitë

Dy vjet nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 që shkatërroi qindra banesa, në Krujë ka nisur shpërndarja e shtëpive të reja.
Për herë të parë në vend shpërndarja u bë me short në fshatin Bubq.
77 përfituesit e parë dhe 45 familje të tjera që do të marrin apartamente mësuan më në fund se ku do të jetojnë.
Pavarësisht se shorti është heshur dhe tanimë banorët e dinë adresën e shtëpisë së re, banesat nuk janë ende gati për banim.
Por kishte përfitues që refuzojnë shtëpinë duke thënë se është larg truallit ku kanë jetuar më përpara dhe e kanë të pamundur jetesën.
“Ku ta çoj bagëtinë?”
Ditët në vijim pritet që shtëpitë të shpërndahen në Thumanë dhe Lezhë.
Sipas qeverisë, gjithë procesi i rindërtimit përfundon në pranverën e vitit 2022./oranews

Back to top button