Filloi nata e dytë e festivalit “Kënga Magjike 2021”

 

Ka filluar nata e dytë gjysmëfinale e edicionit të 22-të të “Kënga Magjikes”, cila po transmetohet në ekranin e RTV21.

Artistet Big, Big International dhe New Artist do të prekin magjinë e skenës, shkruan rtv21.tv

Së bashku me Ardit Gjebrean, këtë vit festivali do të prezantohet nga artistja Marsela Çibukaj.

Këtë vit, pjesë e jurisë janë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Finalja e madhe e “Këngës Magjike” është më 29 maj.

Vitin e kaluar festivali nuk ishte mbajtur për shkak të gjendjes me COVID-19./21Media

Back to top button