Filloi nata e parë e festivalit “Kënga Magjike 2021”
Ka filluar nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 22-të të “Kënga Magjikes”, cila po transmetohet në ekranin e RTV21. Artistet Big, Big International dhe New Artist do të prekin magjinë e skenës, shkruan rtv21.tv
Së bashku me Ardit Gjebrean, këtë vit festivali do të prezantohet nga artistja Marsela Çibukaj.
Këtë vit, pjesë e jurisë janë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Sot dhe nesër do mbahen netët gjysmë-finale të festivalit “Kënga Magjike 2021”, ndërsa finalja më 29 maj 2021.
Vitin e kaluar festivali nuk ishte mbajtur për shkak të gjendjes me COVID-19./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?