Rusia filloi vaksinimin e kafshëve kundër Covid-19

 

Disa rajone ruse thuhet se kanë filluar vaksinimin e kafshëve shtëpiake kundër Covid-19 në klinikat veterinare.

Zhvillimi u raportua nga agjencia e lajmeve RIA të mërkurën, duke cituar vëzhguesin e sigurisë bujqësore të Rusisë.

Rusia tha në mars se kishte regjistruar vaksinën e parë në botë për kafshët kundër Covid-19, të quajtur Carnivac-Cov, transmeton rtv21.tv.

Testet treguan se vaksina gjeneronte antitrupa kundër koronavirusit në qen, mace, dhelpra dhe vizon. Carnivac-Cov u zhvillua nga Qendra Federale për Shëndetin e Kafshëve, sipas mediave ruse.

“Është vaksina e parë dhe aktualisht e vetme e koronavirusit në botë për kafshët”, tha Konstantin Savenkov, kreu i Shërbimit Federal për Mbikëqyrjen Veterinare.

Qentë ushtarakë u vaksinuan përpara paraqitjes së tyre në një paradë në Sheshin e Kuq më 9 maj për të shënuar përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore./21Media

Back to top button