Filloi ndeshja Zvicër – Serbi

Ka filluar të zhvillohet minuta e parë në dy ndeshjet e fundit të programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, njëkohësisht ndeshjet përmbyllëse të fazës së grupeve të këtij edicioni të Kupës së Botës.
E gjithë vëmendja do të jetë të përballja mes Serbisë dhe Kombëtares së Zvicrës, ku Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri me shokë do të synojnë fitoren e cila do t’i kualifikonte në fazën eliminatore, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe përballja tjetër e Grupit G mes Kamerunit e Brazilit, ku ky i fundit kërkon fitoren e tretë me radhë të këtij Botërori.

Back to top button