Filloi puna për ndërtimin e një terreni sportiv në lagjen ”Dardania” në Gjakovë
Së shpejti edhe fëmijët e lagjes ”Dardania” në Gjakovë do të kenë hapësirën e tyre për zhvillimin e aktiviteteve rekreative jashtëshkollore.
Falë investimit në ndërtimin e terrenit sportiv në këtë lagje, projekt ky i financuar nga Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Siç bëhet e ditur nga komuna do të ndërtohet teren sportiv si dhe do të ngrihet këndi i lojërave.
Finalizimi i terrenit sportiv në lagjen “Dardania” pritet të përfundojë në fund të muajit maj./21Media