Më shumë se 2.75 milionë refugjatë ukrainas kanë shkuar në Poloni

Më shumë se 2.75 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.
Kështu ka bërë të ditur Roja Kufitare Polake, e cila ka theksuar se numri i njerëzve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit dhe numri i njerëzve që shkojnë në Ukrainë është rritur.
Të enjten, 26,800 njerëz kaluan në Poloni, 8% më shumë nga e mërkura, shkroi agjencia në Twitter. Por kjo është shumë më poshtë rekordit prej 142,300 të vendosur më 6 mars.
Numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin nga Ukraina në Poloni para fillimit të luftës ishte 16,800./21Media

Back to top button