Filloi të fiket zjarri në deponinë e egër në Strugë

Pas disa javëve ka filluar të fiket zjarri në deponinë e Strugës

Zjarri që me javë të tëra digjte deponininë në qytetin e Strugës mbrëmë vonë filloi të fiket nga ekipet e zjarrfikësve. Ekipi i ekspertëve i përbërë nga përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të ndryshme kanë arritur marrëveshje për shuarjen e deponisë duke siguruar mjete dhe asistencë teknike, shkruan Tv21.tv

Qytetarët kërkojnë që deponia të dislokohet dhe përfundimisht të zgjidhet ky problem i cili ditë më parë ka zhytur qytetin në tym./21Media

Back to top button