Kapet me 135 kilogramë mjaltë të kontrabanduar

Malli është konfiskuar nga policia

Policia e Kosovës  në raportin e saj ka  njoftuar se dje  në fshatin Novosellë të Gjakovës ka ndalur një veturë të cilën e drejtonte një shqiptar, shtetas i Serbisë dhe ku gjatë kontrollues janë gjetur 135 kilogramë mjaltë pa dokumente.

Malli është konfiskuar nga policia dhe i është dorëzuar Doganës , ndërsa rasti shkon ne procedurë te rregullt./21Media

 

Back to top button