Filloi zgjerimi i rrugës Malishevë-Banjë

 

Sot kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës Malishevë-Banjë, e cila do të jetë me katër korsi, nga Malisheva deri te hyrja e fshatit Banjë, përkatësisht tek vendi ku lidhet rruga unazore për qytetin e Malishevës. Ky projekt bashkfinancohet nga Komuna e Malishevës dhe Ministria e Pushteti Lokal.

Për këtë qëllim, sot në Malishevë ka qëndruar edhe zëvendësministrja e MPL, Fatbardha Emini, e cila është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Begaj e Emini ka biseduar për bashkëpunimin në mes të komunës dhe ministrisë dhe e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve. Ata kanë biseduar edhe për këtë projekt dhe projektet e tjera të cilat pritet të financohen në të ardhmen.

Përndryshe, në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës, Malishevë-Banjë, ishin të pranishëm, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, zëvendësministrja e MPL, Fatbardha Emini, drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, dhe zyrtarë tjerë të kabinetit qeverisës në Malishevë dhe zyrtarë të MPL-së.

“Ky projekt i zgjerimit të rrugës, i cili për qëllim ka lëvizjen më të lehtë për hyrje-dalje nga qyteti, financohet nga Komuna e Malishevës dhe Ministria e Pushtetit Lokal dhe ka një gjatësi prej 840 metra”, ka deklaruar drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina.

Back to top button