VV sërish kritikon marrëveshjen në Uashington, kërkon përkrahje për mocionin ndaj Qeverisë Hoti

 

 

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar avazin e kritikave për arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik. Zotimet në Washington kjo parti opozitare po i konsideron si të dëmshme dhe sipas tyre Qeveria Hoti është e paligjshme dhe nuk mund të negociojë në emër të vendit.

Për këtë arsye, partia e Albin Kurtit ka ftuar shefin e qeverisë, Avdullah Hoti në një sërë komisionesh parlamentare për të raportuar.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci përmes një konference për medie tha se Hoti nuk ka arritur t’iu qëndrojë prapa zotimeve të tij dhe se ai duhet të mbahet përgjegjës për këtë.

E njëjta i bëri ftesë partive tjera parlamentare që të t’i bashkohen mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Nagavci foli edhe për akuzat e emisarit, Richard Grenell që i bëri shefit partiak, Albin Kurti për të cilat tha se nuk qëndrojnë.

Back to top button