Fillojnë bisedimet e koalicionit pas zgjedhjeve në Gjermani

Socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane (SPD) kanë shënuar një fitore të ngushtë në zgjedhjet federale në Gjermani.
Tani, fillon procesi i komplikuar i formimit të një qeverie.
Udhëheqësi i SPD -së, Olaf Scholz dëshiron të punojë me të Gjelbrit dhe liberalët dhe thotë se ata kanë një mandat publik për ta bërë këtë. Por rivali i tij konservator, Armin Laschet nuk do të heqë dorë aq lehtë, transmeton rtv21.tv.
Bisedimet mund të zgjasin me muaj. Deri atëherë, Angela Merkel do të mbetet në detyrë.
Gjermanët votuan më 26 shtator. Ishin zgjedhje të rëndësishme sepse kancelari i ri do të zëvendësojë Angela Merkel, e cila ka kaluar 16 vjet në krye të shtetit.
Ishte një garë jashtëzakonisht e ngushtë, por asnjë parti nuk fitoi vota të mjaftueshme për të formuar shumicën në Bundestag, parlamenti i Gjermanisë.
Kjo do të thotë se duhet të formohet një qeveri koalicioni. Kjo nuk është asgjë e re për Gjermaninë, pasi që nga Lufta e Dytë Botërore asnjë parti nuk ka fituar ndonjëherë vende të mjaftueshme për të formuar një qeveri më vete./21Media

Back to top button