Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 605 raste aktive me COVID-19.
Më së shumti raste aktive me koronavirus janë në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet janë 642 raste aktive me COVID-19, e pasuar me Komunën e Prizrenit me 315 raste aktive.
Si pasojë e infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 persona, kurse në total numri i të vdekurve është 2 mijë e 939.
Nga 1 mijë e 442 testime, në Kosovë janë regjistruar 23 raste pozitive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 591 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 153.349./21Media

Back to top button