Fillojnë talljet pasi “Facebook” u bë “Meta”

Facebook njoftoi të enjten se ka riemërtuar kompaninë e tij mëmë me emrin Meta dhe tashmë ky ndryshim është vënë në shënjestër të shumë shakave.
Themeluesi i gjigantit të mediave sociale, Mark Zuckerberg, tha në një konferencë se riemërtimi është një përpjekje për të distancuar Facebook-un nga skandalet në rritje pasi një sinjalizues zbuloi dokumente që pretendonin se platforma dëmtoi përdoruesit dhe nxiti zemërimin, transmeton rtv21.tv.
Përdoruesit në Twitter ishin të shpejtë me reagime.
Në vend që të urohej për pozicionin, Zuckerberg ishte personazhi kryesor i një sërë memesh që talleshin me ndryshimin e emrit./21Media

Back to top button