Britney në pushime, ndan me ndjekësit eksperiencën me helikopter

Britney Spears që nga koha kur babai i saj nuk ka kujdestari ligjore mbi të, duket se po shijon kohën më të mirë të saj.
Gjatë së enjtes, 39 vjeçarja shkoi në një ishull privat me helikopter, eksperiencë të cilën e ndau me 35 milionë ndjekës në Instagram.
Helikopteri nga mbrapa, Spears pozon në një veshje, xhinse të shkurtra, kapelë e syze elegante.
“Arrita në ishullin privat.. është shumë mirë por, shumë nxehtë”, ka shkruar Britney.
Ai që u pa se mungonte në këtë udhëtim, ishte i fejuari i saj Sam Asghari.
27 vjeçari qëndroi në Los Angeles, ku u kap nga kamerat duke blerë gjëra ushqimore në market, raportoi TMZ.
Sam dhe Britney u fejuan në shtator të këtij viti, pas afër pesë vjetësh në lidhje./21Media

Back to top button