Fillojnë zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Në Luksemburg nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në Bashkimin Evropian.
Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X.
“Urime Moldavisë dhe Ukrainës për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe të gjithë Bashkimit Evropian. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por plot mundësi. Ju uroj një fillim të suksesshëm të negociatave!” tha ajo.
Congratulations to Moldova and Ukraine on opening accession negotiations.
This is very good news for the people of Ukraine, Moldova, and the entire European Union.
The path ahead will be challenging but full of opportunities.
Wishing you a successful start of the negotiations! pic.twitter.com/v0GTnyqOM8
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 25, 2024
Më 21 qershor, Këshilli i BE-së miratoi kornizën negociuese për Ukrainën dhe Moldavinë, e cila hapi rrugën për nisjen e negociatave në Luksemburg më 25 qershor.