Fillon Brexit

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Zyrtarisht nisi Brexit-i

Ambasadori britanik pranë BE-së, Tim Barou, personalisht i ka dorëzuar letrën e kryeministres britanike, Theresa May në gjashtë faqe kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk në Bruksel, me çka edhe zyrtarisht nis procesi i largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Me këtë, May ka nisur nenin 50 të marrëveshjes së Lisbonës dhe fillimin e procesit dyvjeçar të bisedimeve për daljen e Britanisë nga BE.

Ky vendim vjen pas referendumit në qershor të vitit të kaluar kur shumica e votuesve britanikë votuan për daljen e vendit nga BE-ja.