Fillon edicioni i 22-të i Javës Olimpike
Ka nisur edicioni i 22-të i Ditës dhe Javës Olimpike në Kosovë, i cili do të zgjasë nga 13 deri më 17 qershor.
Organizimi i këtij manifestimi bëhet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive në të gjitha komunat e Kosovës.
Presidenti i KOK -ut, Ismet Krasniqi ka thënë se këto aktivitet kanë për qëllim kryesor masovizimin sa më të madh të sportit në vendin tonë dhe që përmes këtij organizimi do të synohet aktivizimi i rinisë në sport.
Këto aktivitete do të zhvillohen në 26 komuna ndërsa manifestimi qendror do të mbahet më 17 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?