Fillon ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka lajmëruar se është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat.
“Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro. Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi”, ka thënë Murati duke shtuar se “Qeveria është në anën e qytetarëve!”.
Qeveria e Kosovës më 12 prill mori vendim për ndarjen e një shume prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat si dhe personave në skemë sociale./21Media

Back to top button