Ky është personi më i moshuar në botë

Në librin e rekordeve botërore Ginis vazhdojnë të regjistrohen rekorde të kategorive të ndryshme. Rekordi më i ri është “personi më i moshuar në botë’. Ky person sipas Ginis është Juan Vincente Perez Mora nga Venezuela.
Sipas tyre, Perez Mora është 113 vjeçar.
Perez Mora ka shëndet të mirë. Ai ka 41 nipër e mbesa dhe 18 stërnipër e stërmbesa.
Veç problemeve me shtypje të lehtë të gjakut dhe problemit më të dëgjuar për shkak të moshës, Perez Mora ka gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk përdorë ilaçe.
Perez Mora u bë personi më i moshuar në botë pas vdekjes së spanjollit Saturnino de la Fuente Garcia, i cili vdiq në moshën 112 vjeçare. Ky i ndjerë ishte lindur me 11 shkurt të vitit 1909./21Media

Back to top button