Fillon finalja e Ligës së Kampionëve

Ka filluar finalja e madhe evropiane në “Stade de France”, ku Liverpooli dhe Real Madridi do të përballen për trofeun e Ligës së Kampionëve.
Pas shumë trazirave jashtë stadiumit, ku disa nga tifozët e Liverpoolit e kishin të pamundur të hynin në stadium, si duket tani janë qartësuar gjërat, ku edhe është dhënë drita e gjelbër që ndeshja të fillojë me 36’ minuta vonesë.
Rikujtojmë që Liverpooli lufton për trofeun e shtatë evropian, krahas Real Madridit që kërkon trofeun e 14.

Back to top button