Fillon me kohë votimi në Klinë
Në Komunen e Klinës procesi zgjedhor ka filluar në kohën e paraparë
Sipas menaxherit të Qendrës së Votimit, Gani Ahmetxhekaj, në njesinë më të madhe 0102 në 12 qendrat e votimit në Klinë, të drejtë vote kanë 10731 votues, 3900 prej të cilëve janë votues të regjistruar për herë të parë.
Komuna e Klinës me 20 Qendra Votimi këtë vit në zgjedhjet e parakohshme ka 36.805 votues.
Ndër votuesit e parë në Qendrën kryesore të Votimit në Klinë ishin pjesëtaret e Policisë së Kosovës dhe Gardianët e Burgut të Dubravës.
Ky proces po mbikëqyret prej përfaqësuesve të KQZ-së, organizatave vendore dhe ndërkombëtare.
Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.
Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.
Votimi për zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00./21Media