Kaloni te përmbajtja kryesore

Fillon montimi i parkingut të biçikletave publike, në qershor janë gati

Ka kohë që është paralajmëruar se në Prishtinë do të fillojë praktika e të përdorurit biçikleta. Komuna e Prishtinës ka porositur edhe biçikleta që do të jenë në shfrytëzim të banorëve.

Tani, radhën e kanë parkingjet e tyre.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka deklaruar se ka nisur montimi i parkingut të biçikletave që do të shfrytëzohen për transport publik.

Menaxhimi i këtyre parkingjeve do të bëhet nga ana e Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, teksa të njëjtat janë gati në qershor.

“Në Qershor janë gati. Ka filluar të bëhet montimi i parkingut të biçikletave publike, ato do të përdoren për transport publik. Menaxhimi do të bëhet nga “Prishtina Parking”. ka shkruar Komuna e Prishtinës në “Facebook”. 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button