Kaloni te përmbajtja kryesore

Fillon numërimi i votave për kandidatë në 8 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur procesin e i numërimit të votave të kandidatëve në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri.

“ndërkaq gjatë pasdites ka filluar numërimi edhe në qendrat tjera në komunat Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik. “, njoftoi KQZ-ja.

Po ashtu bëhet e ditur se  deri më tani, më 11 dhe 12 shkurt, procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime ka filluar në QKN-të e komunave: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button