Fillon protesta kundër vrasjeve në Mitrovicë

“Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”

Me moton “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”, mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Mitrovicë, kundër dhunës dhe vrasjeve.

Në protestë po marrin pjesë shoqëria civile, studentë, nxënës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe familjarë të viktimës.

Marshi mbahet pas vrasjes së 23 vjeçarit, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa ishte duke punuar.

I ndjeri është varrosur dje dhe për ndër të tij, në ora 16:00, kur i është dhënë lamtumira, janë mbyllur të gjitha kafiteritë në Mitrovicë./21Media

Back to top button