Mustafa: LDK nuk i frikësohet mocionit

Mustafa premton mundësi për të dalur prej izolimit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se në asnjë rast LDK nuk i frikësohet mocionit dhe nuk kanë pse shqetësohen ndaj asnjë mocioni të askujt.

Mustafa i bëri këto komente në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Ferizaj, ku tha se do të marrin vendime që do të liberalizohen vizat.

“Do të ua mundësojmë me dalë prej izolimit. Ky nuk është vendim popullist, është vendim bashkërisht me SHBA-të”, tha ai.

Ai shtoi se kanë marrë përgjegjësinë për zhvillimin ekonomik dhe kanë arritur normën ekonomike më të lartë.

“Këtë e kemi arritur me qeverinë. Nuk do të ndalemi dhe nuk frikohemi në asnjë rast, i kemi rrit pensionet, e kemi kryer pagesën e veteranëve gjatë këtij mandati”, tha Mustafa

Back to top button