Fillon seanca e Apelit, Gucati paraqitet në karrocë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar seanca e Apelit në çështjen ndaj ish krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Përmes video lidhjes, Gucati është paraqitur në karrocë për shkak të një operacioni të kryer pasi është përballur me probleme shëndetësore.
Ndërsa Nasim Haradinaj po merr pjesë fizikisht në sallën e gjyqit.
Ish krerët e UÇK-së po apelojnë aktgjykimin e dhënë nga trupi gjykues në maj të këtij viti ku të dy u shpallen fajtor dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.
Ata parashtrojnë se trupi gjykues kreu një numër gabimesh në ligj dhe në fakt, si dhe gabime në dënim.
Gucati kërkon nga Paneli i Apelit ta rrezojë vendimi ne fajësisë dhe ta lirojë për të gjitha pikat apo ta kthejë çështjen turpit gjykues, ose nga ana tjetër të ulë dënimin.
Ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshton këtë dhe i kërkon Panelit të Apelit të hedh poshtë çdo arsye dhe të hedh poshtë atë që kërkohet në Apel.
Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar për pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes.

Back to top button