Fillon segmenti i parë i autostradës prej 21.6km

Përpos fondeve të buxhetit të shtetit do të përkrahet edhe nga institucionet botërore

Komiteti ndërministror vendosi sot që të fillojnë procedurat për ndërtimin e segmentit të parë prej 21.6 kilometrash të Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, këtë e bëri të ditur kryeministri në detyrë Isa Mustafa.

“Kjo Autostradë, me gjatësi 47.1 kilometra, përpos fondeve të ndara direkt nga Buxheti i Republikës së Kosovës, do të finalizohet edhe me përkrahjen e institucioneve financiare më kredibile botërore, të cilat tani ofrojnë përkrahje të parezervë për Kosovën, pasi që Qeveria e prirë nga LDK-ja krijoi disiplinë shembullore financiare”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në “facebook”./21Media

Back to top button