Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi

Federata e Futbollit e Kosovës sot ka informuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë që zhvillohet të dielën, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sipas FFK-së, tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri.
“Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund të blejë deri në katër bileta.”, është bërë e ditur në njoftim.
FFK ka treguar mënyrën se si blihet bileta online.
“Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Komisioni i bankës është 0.35 euro për gjithë porosinë. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj. Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara dhe në stadium me një biletë mund të hyjë vetëm një person, pavarësisht moshës.”, ka informuar FFK.
Biletat mund të blihen përmes platformës online duke klikuar këtu./21Media

Back to top button